Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi. Alarm për cunami në Japoni, SHBA deri në Hawaii

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi. Alarm për cunami në Japoni, SHBA deri në Hawaii

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 8.8 Rihter u regjistrua më 01:24 të mëngjesit sipas orës sonë pranë brigjeve të Kamçatkës në Rusi. USGS njoftoi lajmin. Sipas guvernatorit rajonal Vladimir Solodov, tërmeti shkaktoi “shumë të lënduar”. I bëj thirrje të gjithëve të qëndrojnë larg bregut në zonat e prirura ndaj cunamit dhe të dëgjojnë njoftimet me altoparlantë. Pas tërmetit, u lëshua një paralajmërim për cunami për Rusinë, Japoninë, Guamin, Hawaiin dhe Alaskën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Autoritetet lokale raportuan se valë prej 3-4 metrash, të shkaktuara nga lëkundjet, u regjistruan në Yelizovsky të Kamçatkës. Epiqendra e tërmetit ishte...