Tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 në Panama, lëshohet alarm për cunami
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Panamanë këtë të premte, duke shkaktuar lëkundje të forta deri në kryeqytetin Panama City dhe duke detyruar banorët të dalin me nxitim nga ndërtesat. Pas tërmetit, autoritetet lëshuan paralajmërim për rrezik cunami përgjatë brigjeve të disa vendeve të Amerikës Qendrore dhe Jugore. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS), epiqendra e tërmetit ishte rreth 14 kilometra në jugperëndim të komunitetit Pitaloza Arriba, në jug të Panamasë, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash. Lëkundjet u ndien edhe në kryeqytet, ku banorët u larguan nga ndërtesat dhe u mblodhën në rrugë. Sipas agjencisë Associated Press, dëme janë raportuar kryesisht në provincat qendrore Veraguas, Herrera dhe Los Santos, ndërsa në kryeqytet nuk kishte raportime për dëme në ndërtesat...
Burimi:
syri.net