Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tërmet 6.3 ballë të shkallës Rihet në Kolumbi, ndihet edhe në kryeqytet
👁11218
Një tërmet i fortë u regjistrua të dielën në Kolumbi, me epiqendër në qytetin Paratembueno, rreth 187 kilometra nga kryeqyteti Bogota. Sipas autoriteteve kolumbiane, lëkundjet arritën magnitudën 6.5 dhe u ndjenë qartë në disa qytete. Institucione të tjera ndërkombëtare dhanë vlerësime të ndryshme: USGS raportoi një magnitudë prej 6.3, ndërsa Qendra Gjermane për Gjeoshkenca e vlerësoi tërmetin me 6.4 dhe thellësi prej 11 kilometrash. Nuk ka raportime për dëme materiale apo të lënduar, por autoritetet janë në gatishmëri për çdo situatë emergjente.