Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, Policia nis hetimet për 44-vjeçarin

Tërhoqi zvarrë qenin me makinë, Policia nis hetimet për 44-vjeçarin

Policia e Kukësit ka reaguar pas një video të publikuar në rrjetet sociale ku një qen shfaqet i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti. Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se pas kësaj situate kanë nisur hetimet për shoferin 44-vjeçar banues në fshatin Çajë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Njoftimi i policisë: Në lidhje me një video të publikuar në portalin “JOQ Albania”, ku shfaqet një qen i lidhur me zinxhir në karrocerinë e një automjeti, bëjmë me dije se: Menjëherë pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës kanë kryer veprimet për identifikimin...