Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Tërhiqet kryeministri i Maqedonisë së Veriut: S’do të ketë taksë për beqarët, jam keqkuptuar
Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski tha të dielën se ai është keqkuptuar me deklaratën e bërë ditën e premte se ka ndërmend të taksojë beqarët, në mënyrë që të nxitë lindshmërinë në vend. Deklarata e kreut të ekzekutivit nga VMRO-DPMNE-ja provokoi debat publik, por Mickoski sqaroi se ai donte vetëm të çonte vëmendjen te zhvillimet alarmante demografike të viteve të fundit. “Nuk do të ketë kurrfarë taksash dhe ju kërkoj ndjesë thellësisht nëse dikush më ka kuptuar gabim. Por, ajo çfarë mund të them është se ne heshturazi po zhdukemi dhe po vdesim. Kjo po kalon pa u vërejtur, si fakt...