Tërhiqet FNSH nga Ministria, komandati: Edhe unë kam djalin në protestë. Studentët po marshojnë të qetë
Studentët, gjimnazistët dhe qytetarët ndodhen tek Ministria e Arsimit, ndërsa efektivët e Policisë së Shtetit janë pozicionuar në zonë. Një qytetar ka dalë përballë efektivëve duke u kërkuar që të largohen duke theksuar se protestuesit janë fëmijë. “Ata nuk kanë më çfarë humbasin. Edhe ti nuk ke më çfarë humbet. Mjaft”, u shpreh qytetari. Ndryshe nga 3 ditët e kaluara, sot efektivët janë tërhequr dhe studentët po marshojnë të qetë. Komandanti i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka zhvilluar një bisedë me protestuesit, duke deklaruar se do të verifikohen pamjet filmike dhe do të merren masa ndaj efektivëve që kanë hedhur gurë gjatë protestës. Ai tha se edhe djalin e vetë e ka në protestë. ”Nuk është e ligjshme që policia ka hedhur gurë....
Burimi:
kohajone.com