Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
“Tërbohet” Juve, në Torino vjen Joao Mario, në sulm edhe për Kolo Muanin
Jo vetëm te Milan, Vlahovic është njeri kyç edhe për merkaton e Juves. Largimi i tij nga Torino do të krijonte të gjithë kushtet që Igor Tudor të ketë në dispozicion sulmuesin që kërkon, Kolo Muani. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” ia ka bërë të qartë drejtuesve të klubit, kërkon rikthimin e francezit me çdo kusht, por të negociosh me PSG nuk është aspekt e lehtë. Klubi francez kërkon 40 milionë euro për Kolo Muanin, të vetëdijshëm se këtë shifër mund ta marrin lehtësisht pasi për Kolon interesohen fuqishëm Newcastle dhe Man.United, pa harruar edhe disa ekipe nga Arabia Saudite....