Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Sarandë

Tentuan të transportonin 6 emigrantë drejt Greqisë, arrestohen dy persona në Sarandë

Dy persona janë arrestuar në Sarandë, pasi u kapën pranë kufirit me Greqinë duke tentuar të transportonin, kundrejt pagesës, 6 emigrantë nga Pakistani, Bangladeshi dhe India, të cilët synonin të kalonin ilegalisht kufirin drejt vendeve të Bashkimit Evropian. Sipas Policisë, të arrestuarit janë Aztrid Doda, 50 vjeç, dhe Fatos Çifliku, 59 vjeç, të dy banues në Tiranë. Ata u ndaluan në vendin e quajtur “Pagane”, pranë vijës kufitare me Greqinë, teksa po përdornin dy automjete për transportimin e emigrantëve. Gjashtë shtetasit e huaj u proceduan penalisht, pasi dyshohet se kishin kaluar ilegalisht kufirin tokësor me Greqinë. Dy automjetet u sekuestruan, ndërsa materialet procedurale i janë dërguar Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: DVKM Vlorë/Finalizohet operacioni i koduar “Kufijtë”, goditet një rast i tentativës...