Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentuan të fusin para të pa deklaruara/ Dy shtetas procedohen për 22 mijë franga dhe 500 euro
Dy shtetas kosovarë janë proceduar në gjendje të lirë pasi tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga zvicerane dhe 555 euro pa i deklaruar. Policia Kufitare e portit të Durrësit i zbuloi paratë e fshehura në trup gjatë një kontrolli të bazuar në analizën e riskut. Shuma e parave u sekuestrua si provë materiale. Rasti është referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Durrësit për veprime të mëtejshme ligjore. Njoftimi i policisë: PKK Port, Durrës/Goditet një rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitar. Për rastin u referuan materialet në Prokurori, ku nisi...