Tentoi të vrasë fqinjin me kosore për motive pronësie, arrestohet 62-vjeçari në Peqin, i dëmtuari te Trauma!
Një 62-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Peqin, pasi dyshohet se tentoi të vriste me kosore fqinjin e tij, për motive pronësie. Ngjarja ndodhi në fshatin Kodras, ku shtetasi I. H. dyshohet se goditi me kosore 52-vjeçarin A. D. I plagosuri është transportuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Tentoi të vriste fqinjin me kosore, për motive pronësie, arrestohet në flagrancë 62-vjeçari Shërbimet e Komisariatit të Policisë Peqin, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Kodras një shtetas ishte goditur me kosore, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, ku kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin I. H., 62 vjeç, banues në fshatin Kodras, Peqin. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj...
Burimi:
javanews.al