Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Tentoi të vidhte një dyqan në Mamurras, kapet në flagrancë 36-vjeçari
Një tentativë për vjedhje në një dyqan ushqimor në Mamurras është parandaluar falë ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të Policisë së Kurbinit. Ngjarja ndodhi gjatë natës, kur një 36-vjeçar, i identifikuar si A. M., banues në Mamurras, hyri i maskuar dhe me kapuç në një dyqan, pasi kishte thyer me çekiç xhamin e derës. Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin u nisën në drejtim të adresës dhe arritën ta kapin autorin në flagrancë, ende brenda në dyqan, me mjetin e krimit në dorë. Gjatë kontrollit, policia sekuestroi çekiçin, maskën dhe kapuçin që u përdorën në tentativën për...