Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të përdhunonte një 35-vjeçare, arrestohet shtetasi i shpallur në kërkim në Lushnje
Policia e Lushnjës ka vënë në pranga një 40-vjeçar të shpallur në kërkim, i cili akuzohet për tentativë për kryerje të marrëdhënieve seksuale me dhunë ndaj një gruaje në qytet. Sipas njoftimit zyrtar, është arrestuar shtetasi Roberton Cerria, 40 vjeç, i cili dyshohet se më datë 6 korrik 2025 ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 35-vjeçare, në banesën e kësaj të fundit. Ngjarja, që ndodhi në kushte shqetësuese për sigurinë e viktimës, ka alarmuar autoritetet vendore, të cilat nisën menjëherë hetimet dhe kontrollet për kapjen e të dyshuarit. Ai ishte shpallur në kërkim për veprën penale...