Tentoi të kontrabandonte cigare, arrestohet në Portin e Durrësit 28-vjeçari

Tentoi të kontrabandonte cigare, arrestohet në Portin e Durrësit 28-vjeçari

Një tjetër tentativë për kontrabandë është goditur në Portin e Durrësit, ku Policia Kufitare, në bashkëpunim me doganën, arrestoi një 28-vjeçar që kishte fshehur mallra të akcizës në furgonin e tij. Në kuadër të kontrolleve dhe analizës së riskut, shërbimet kufitare ndaluan në dalje të Republikës së Shqipërisë shtetasin R. S., banues në Kukës. Gjatë kontrollit të imtësishëm në mjetin që drejtonte, policia zbuloi 177 steka me cigare të fshehura me qëllim shmangien e detyrimeve doganore. Mallrat e kontrabanduara dhe furgoni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa ndaj të riut rëndon akuza për “Kontrabandë me mallra për të...
Burimi: Top-Channel.tv