Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false drejt Britanisë, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

Tentoi të kalonte kufirin me pasaportë false drejt Britanisë, arrestohet 41-vjeçari gjeorgjian në Rinas

Një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit është goditur në aeroportin “Nënë Tereza”, falë bashkëpunimit mes Policisë shqiptare dhe autoriteteve britanike. Policia Kufitare e Rinasit ka arrestuar në flagrancë një shtetas 41-vjeçar nga Gjeorgjia, i identifikuar si G. Z., i cili tentoi të udhëtonte drejt Mbretërisë së Bashkuar me dokumente të falsifikuara. Fillimisht, G. Z. paraqiti në sportelin e Policisë një pasaportë gjeorgjiane dhe një kartë imbarkimi për fluturim drejt Budapestit, në përpjekje për të dalë në mënyrë të rregullt nga territori shqiptar. Megjithatë, falë monitorimit të vazhdueshëm nga ana e punonjësve të Policisë, ai u...