Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Tentoi të grabiste me dhunë tre shtetase italiane, bie në pranga 18-vjeçari në Durrës
👁8117
Një 18-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Durrësit, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me dhunë tre shtetase italiane në lagjen nr. 13 të qytetit. I riu u arrestua në kuadër të operacionit të koduar “Provat”, ndërsa nga hetimet janë zbardhur edhe dy raste të tjera vjedhjesh me dhunë që dyshohet se janë kryer prej tij. I ndaluari, shtetasi Dorian Abazi me banim në Durrës, akuzohet për veprat penale “Vjedhja me dhunë” e mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Sipas Policisë, përveç tentativës...