Tentoi të grabiste bagëtitë në Lushnjë, hajduti plagos me armë gjahu të zotin e stanit

Tentoi të grabiste bagëtitë në Lushnjë, hajduti plagos me armë gjahu të zotin e stanit

Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës. Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele. Në momentin që ka hyrë është pikasur nga i zoti, ku më pas janë përleshur. Personi që ka shkuar për të grabitur ma qenë më armë gjahu Gjatë përleshjes është përdorur arma ku i zoti Flamur Mane ka marrë dëmtime. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës. Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar një person. I plagosuri Flamur Mane Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv