Tentoi të fuste cigare dhe produkte kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

Tentoi të fuste cigare dhe produkte kontrabandë në Shqipëri, arrestohet 48-vjeçari në Kapshticë

Policia Kufitare në Kapshticë ka arrestuar në flagrancë një 48-vjeçar, pasi tentoi të fuste në mënyrë të paligjshme mallra kontrabandë në territorin shqiptar. Në pranga është vendosur personi me inicilalet S. L., banues në fshatin Plug të Lushnjës. Ai u ndalua teksa drejtonte një automjet që kaloi në vijë të dytë për kontroll të detajuar. Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan të fshehura në automjet 32 steka me cigare dhe disa produkte ushqimore, të padeklaruara në kundërshtim me ligjin. ‘Kapshticë, Korçë/ Tentoi të fuste kontrabandë në Shqipëri dhjetëra steka cigaresh dhe produkte ushqimore, kapet në flagrancë dhe arrestohet 48-vjeçari....
Burimi: Javanews.al