Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara, procedohet izraeliti

Policia Kufitare e Rinasit ka goditur një rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar, të shumave të konsiderueshme të parave. Për këtë rast u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite, të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
Burimi: Gijotina.com