Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Tentativa e 45-të, dështon sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës nuk është konstituuar as në përpjekjen e 45-të, pasi partitë politike vazhdojnë të ngulojnë se kanë të drejtë në qëndrimet e veta. Në seancën e 11 korrikut kanë marrë pjesë 93 deputetë. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës e ka akuzuar kryesuesin e seancës Avni Dehari – nga Lëvizja Vetëvendosje – për shkelje të Kushtetutës. “Kjo është e papranueshme”, ka thënë Tahiri nga foltorja e Kuvendit, teksa Dehari ka kërkuar që atij t’i ndalet mikrofoni. Akuza kundër Deharit kanë pasur edhe përfaqësues të partive tjera, të cilëve, gjithashtu u është ndalur mikrofoni. Partia Demokratike e Kosovës...
Burimi: Opinion.al