Tensionet/ Protestuesit bllokojnë rrugën dhe kërkojnë të hyjnë në ambientet e Kryeministrisë, Policia rrethon godinën (FOTO)
Protesta e 94-të radhazi kundër qeverisë po zhvillohet këtë të martë në Tiranë (1 shtator), ndërsa situata është tensionuar në zonën përpara Kryeministrisë. Protestuesit kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë dhe të hyjnë në ambientet e godinës së Kryeministrisë, por janë ndalur nga forcat e rendit. Ata kanë sfiduar kryeministrin Edi Rama, pasi kanë mësuar se ai ndodhej në zyrë, duke thirrur “Dil në bulevard”. Në këto momente, policia është vendosur “gardh” para godinës, duke penguar protestuesit të afrohen më tej. Situata vijon të jetë e tensionuar, ndërsa protestuesit kërkojnë të futen në ambientet e Kryeministrisë. Protesta e sotme shënon ditën e 94-të të një aksioni qytetar që ka nisur prej më shumë se tre muajsh. Tensionet kanë nisur pasi protestuesit kaluan pas godinës...
Burimi:
javanews.al