“Tensionet po përshkallëzohen”- Merz: Rusia kërkon më shumë se Ukrainën, po përshkallëzon tensionet në Evropë!
Kancelari gjerman Friedrich Merz ka paralajmëruar se ambiciet e Rusisë shkojnë përtej Ukrainës, duke theksuar se Moska po përshkallëzon aktivitetet e saj në disa rajone të Evropës dhe po shton presionin edhe brenda kufijve të vendeve evropiane. Gjatë një fjalimi në Bundestag, ku prezantoi prioritetet buxhetore dhe sfidat me të cilat përballet vendi, Merz deklaroi se Rusia ka objektiva më të gjera se lufta në Ukrainë. “Rusia e di saktësisht se çfarë dëshiron dhe Rusia dëshiron më shumë se Ukrainën”, u shpreh kancelari, duke paralajmëruar se kushdo që nuk e kupton këtë rrezik nuk po e sheh realitetin ndërkombëtar ashtu siç është. Merz tha se Rusia po rrit tensionet në rajonin e Baltikut, në Poloni, në Detin e Zi dhe madje edhe në hapësirën e...
Burimi:
javanews.al