Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Tensionet në Lindjen e Mesme, Trump: Irani dhe Izraeli ranë dakord për armëpushim! Brenda 24 orësh lufta do të ketë përfunduar
Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Izraeli dhe Irani janë pajtuar për një armëpushim “të kompletuar”. Përmes një postimi në rrjete sociale, Trump ka thënë se armëpushimi do të nisë “përafërsisht gjashtë orë prej tani”, pasi secili shtet t’i ketë kryer operacionet ushtarake. Në njoftimin e Trumpit janë përmendur disa afate kohore për dhënie fund të armiqësive, por që “brenda 24 orësh” lufta zyrtarisht do të ketë përfunduar. Postimi i Trumpit është bërë në mesnatë – sipas orës lokale të Kosovës. Izraeli dhe Irani nuk e kanë komentuar ende armëpushimin. Presidenti e ka quajtur konfliktin mes dy vendeve si...