Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tensionet në Lindjen e Mesme, anulohen fluturimet Tiranë-Tel Aviv
👁11914
Pas përshkallëzimit të konfliktit Izrael-Iran, Izraeli ka anuluar fluturime me shumë vende të botës, përfshirë edhe me Shqipërinë. Avioni i parë nga Tel Avivi duhej të mbërrinte në Tiranë në orën 15:40 dhe i dyti në 16:20, por të dy këto fluturime janë anuluar. Po ashtu, është anuluar edhe fluturimi i orës 17:20 nga Tirana drejt Tel Avivit. Pas sulmit të Izraelit ndaj Iranit të premten, disa kompani ajrore ndërkombëtare kanë anuluar, shtyrë ose ndryshuar rrugët e fluturimeve të tyre.