Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Tensionet mes Iranit dhe Izraelit, Ambasada Amerikane u bën thirrje shtetasve të saj
Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një thirrje për të gjithë shtetasit e saj në të gjithë botën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada këshillon qytetarët amerikanë që të tregojnë kujdes të shtuar. Paralajmërim në mbarë botën: Konflikti midis Izraelit dhe Iranit ka shkaktuar ndërprerje të udhëtimeve dhe mbyllje periodike të hapësirës ajrore në të gjithë Lindjen e Mesme. Ekziston mundësia për protesta kundër qytetarëve dhe interesave të Shteteve të Bashkuara jashtë vendit. Departamenti i Shtetit u këshillon qytetarëve amerikanë në mbarë botën që të tregojnë kujdes të shtuar. Ju lutemi lexoni me kujdes Travel Advisory, informacionin për vendin...