Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar

Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar

Përplasjet mes policisë dhe protestuesve janë shënuar edhe këtë ditë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku forcat e rendit kanë ndërhyrë për të larguar qytetarët që ishin mbledhur para Kryeministrisë. Efektivët e FNSH-së dhe të forcës “Shqiponja” kanë krijuar një kordon policor, duke rrethuar protestuesit dhe duke i shtyrë me forcë drejt trotuarit pranë godinës së Kuvendit. Gjatë ndërhyrjes janë regjistruar edhe disa shoqërime të qytetarëve me forcë. Protestuesit kanë kundërshtuar veprimet e policisë, duke këmbëngulur se tubimi i tyre është paqësor dhe se kanë njoftuar për zhvillimin e tij. Ata kanë kundërshtuar largimin nga bulevardi, ndërsa ndërhyrjen e forcave të rendit e kanë cilësuar të pajustifikuar.