Tensione para Ministrisë së Arsimit/ Studentët vendosin barrikada, u vënë flakën edhe koshave të mbeturinave
Situata para Ministrisë së Arsimit është tensionuar, pasi të rinjtë u kanë vënë flakën disa koshave të mbeturinave, duke përshkallëzuar situatën në zonën ku po zhvillohet tubimi. Siç shihet edhe në pamje, studentët kanë vendosur edhe barrikada, në mënyrë që të mos lejojnë autobotat me ujë të kalojnë dhe të shpërndajnë turmën e protestuesve. Prej pesë ditësh po mbahen protesta masive në Tiranë dhe në rrethe, ku gjimnazistë dhe studentë janë ngritur kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa kërkojnë largimin e qeverisë.
Burimi:
gijotina.com