Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë

Tensione para Ministrisë së Arsimit, protestuesit shkulin kangjellat, hedhin molotovë e gurë

Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, pasi një grup protestuesish të maskuar kanë shkulur kangjellat që ndajnë rrugën nga trotuari dhe kanë hedhur molotovë, gurë e lëndë plasëse në drejtim të institucionit. Marshimi nisi para orës 14:00, ashtu siç ishte paralajmëruar, pasi studentë të Fakultetit të Ekonomisë, Universitetit Politeknik dhe Fakultetit të Mjekësisë bojkotuan mësimin për t’iu bashkuar protestës. Situata e sotme vjen një ditë pas protestës së zhvilluar më 13 tetor, e cila u shoqërua me akte dhune, përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit, dëmtime materiale dhe persona të lënduar. Protesta nisi para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit shkulën kangjellat e trotuarit dhe dëmtuan një prej portave të oborrit, duke mundësuar hyrjen e një grupi brenda hapësirës së brendshme të...