Tensione para Kryeministrisë, policia futet mes turmës dhe nis shoqërimet
Situata në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” është përshkallëzuar ndjeshëm në momente kaosi dhe përplasjesh intensive. Pas ndërhyrjes me gaz lotsjellës dhe hedhjes së ujit me presion për të shpërndarë turmën përpara godinës së Kryeministrisë, forcat e policisë dhe efektivët e ndërhyrjes së shpejtë kanë ndërmarrë një tjetër operacion në terren. Kordonët e policisë janë çarë me shpejtësi dhe efektivët janë futur mes turmës së protestuesve, ku kanë nisur shoqërimet e para. Qytetarë dhe të rinj po kapen nga policia. Pati përplasje fizike gjatë tentativave të protestuesve për të parandaluar arrestimet e bashkëqytetarëve të tyre, ndërsa tymi i gazit dhe kaosi vijojnë të mbulojnë të gjithë aksin e bulevardit.
Burimi:
kohajone.com