Tensione në protestë, studentët përzënë deputetët e PD-së: Rama dhe Berisha në burg

Tensione në protestë, studentët përzënë deputetët e PD-së: Rama dhe Berisha në burg

Protesta para Ministrisë së Arsimit është shoqëruar me tensione, jo vetëm në përplasjet me policinë, por edhe mes protestuesve dhe disa deputetëve të PD-së. Tomorr Alizoti, Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Enno Bozdo dhe funksionarë të tjerë nga selia blu janë përballur me kundërshtimin e protestuesve, të cilët u kanë kërkuar të largohen nga protesta. Pas largimit të tyre, protestuesit kanë vijuar përplasjet me forcat e policisë. “Rama në burg, Berisha në burg!”. Me këto thirrje e kanë pritur studentët deputetin e PD-së, Edi Paloka, ndërsa më pas e kanë detyruar atë që të largohet. “Ik, ik”, ‘Deputetë të krimit!”. Edi Paloka: Kam një jetë që protestoj. Protestuesja: Nuk je për popullin, je për opozitën.