Tensione në kampin e Gjadrit/ Emigrantët e parë nga Italia shkaktojnë trazira, tre të plagosur me thikë

Tensione në kampin e Gjadrit/ Emigrantët e parë nga Italia shkaktojnë trazira, tre të plagosur me thikë

Vetëm pak ditë pas mbërritjes në Shqipëri, emigrantët e parë të sjellë nga Italia dhe të akomoduar në kampin e Gjadrit kanë shkaktuar tensione dhe akte dhune brenda qendrës. Edhe pse situata nga jashtë duket e qetë, mediat italiane raportojnë për një situatë të tensionuar në brendësi të kampit. Sipas mediave italiane, rreth 20 emigrantë kanë dëmtuar dhomat dhe pajisjet e kampit gjatë dy ditëve të fundit. Po ashtu, tre persona kanë pësuar lëndime të lehta me thikë gjatë përplasjeve të brendshme. Autoritetet italiane, të cilat kanë në dorë administrimin e brendshëm të kampit, kanë vendosur në izolim personat problematikë,...
Burimi: Sot.com.al