Tension në Podujevë: I riu shkon i armatosur te shtëpia me flamurin serb, kapet nga Policia

Tension në Podujevë: I riu shkon i armatosur te shtëpia me flamurin serb, kapet nga Policia

Podujevë: I riu dyshohet se shkoi me armë te shtëpia ku ishte vendosur flamuri serb Një zhvillim i ri është raportuar lidhur me rastin e shtëpisë në qendër të Podujevës, në dritaren e së cilës ishte parë një flamur serb. Sipas burimeve të Sinjalit, pas mesnatës, **Korab Hasani** dyshohet se ka shkuar pranë kësaj shtëpie i armatosur. Sipas të njëjtave burime, Policia ka ndërhyrë në vendngjarje, ndërsa i riu dyshohet se është kapur teksa tentonte të dëmtonte dritaret e banesës për të hyrë brenda. Gjatë kontrollit, sipas burimeve të cituara nga Sinjali, Policia dyshohet se ka gjetur dhe sekuestruar një armë. Pas ndërhyrjes policore, personi është shoqëruar në stacionin e Policisë për procedurat e mëtejshme. Për rastin është kërkuar edhe një konfirmim zyrtar nga Policia...