Tension në Egje, anija turke hap zjarr drejt patrullueses greke

Tension në Egje, anija turke hap zjarr drejt patrullueses greke

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në ujërat territoriale greke, kur një mjet lundrues turk hapi zjarr ndaj një anije të rojes bregdetare të Greqisë. Ngjarja ndodhi rreth orës 8 me orën lokale greke në afërsi të ishullit Lesbos, kur një anije patrulluese greke ka kërkuar të ndalojë dhe kontrollojë një mjet lundrues të dyshuar turk. Mediat greke raportojnë se ndërsa anija patrulluese i është afruar anijes turke, prej kësaj të fundit është qëlluar me armë kallashnikov. Të gjendur nën breshërinë e armëve, forcat patrulluese greke i janë kundërpërgjigjur të shtënave...
Burimi: Syri.net