Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Tenderi i çuditshëm i Policisë së Shtetit: 38 mijë euro për të marrë 1 makinë me qira!
👁11899
Fiks Fare denoncoi një procedurë tenderi, të hapur nga Operatori i Blerjeve të Përqendruara, për të marrë me qira makina për Policinë e Shtetit. Pak ditë më parë, ky Operator hapi tenderin me objekt “marrje mjetesh rrugore me qira” për Policinë e Shtetit. Fondi i këtij tenderi është 450 milionë lekë ose nëse do e konvertojmë në euro, 4.5 milionë euro. Fiks Fare shfletoi dokumentet e këtij tenderi ku rezulton se Policia e Shtetit do të marrë 60 mjete SUV dhe 60 mjete SEDAN. Mjetet SUV janë pak të larta, gjysmë foristradë, ndërkohë që mjetet SEDAN janë mjete të ulëta....