Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft”

Tenderi 10 mln euro i KLGJ-së shkon për vëllain e Damian Gjiknurit dhe Ermal Beqirin e “Soft”

Një tender me fond mbi 10 milion euro i Këshillit të Lartë Gjyqësor për mirëmbajtjen e sistemit të menaxhimit të çështjeve ka shkuar për kompanitë “Kreatx” dhe “Soft and Solution”, të dyja të lidhura ngushtë me qeverinë e kryeministrit Edi Rama. Shoqëria “Soft & Sulution” është në pronësi të Ermal Beqirit, një biznesmen që është shndërruar në lojtarin kryesor të tenderave qeveritarë, kryesisht në procedurat e zhvilluara nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit (AKSHI). Ndërsa kompania tjetër fituese, “Kreatx”, e krijuar në vitin 2011, ka pranuar vetëm pak muaj më parë si ortak biznesmenin Panajot Gjiknuri, vëllai i ish-ministrit dhe...
Burimi: Standard.al