Tenderi, 1.3 milionë euro për rrugët në Paskuqan, ja cilat përfshihen në projekt

Tenderi, 1.3 milionë euro për rrugët në Paskuqan, ja cilat përfshihen në projekt

Bashkia Kamëz parashikon të ndërhyjë në infrastrukturën rrugore në të paktën 21 rrugë e rrugica të përmbledhura në atë që njihet si Blloku Paskuqan 1. Në sistemin e prokurimeve kjo bashki njoftoi një procedurë  me një fond limit 137 milionë lekë apo rreth 1.3 milionë euro që synon të përmirësojë gjendjen në rrugë dhe rrugica me gjatësi të ndryshme. Bëhet fjalë për rrugë dytësore ose rrugë mes banesave private 2-3 kate. Një pjesë e ndërhyrjeve do të kërkojë prishjen e mureve rrethuese për t’u realizuar sipas Bashkisë. Rrugët cilësohen si të rëndësishme pasi lidhen me rrugët kryesore dhe në disa...
Burimi: Monitor.al