Burimi:
Monitor.al

Tenderët, shteti lidhi kontrata me vlerë 1.7 miliardë euro me privatin gjatë 2024-ës
👁12072
Institucionet shtetërore shpallën fitues dhe lidhën 4863 kontrata me operatorë ekonomikë që morën pjesë në tenderë të ndryshëm për mallra e shërbime.Të dhënat zyrtare të Agjencisë së Prokurimit Publik tregojnë se vlera e fondit që ka rezultuar nga shpallja e fituesve pas procedurave ishte 171 miliardë lekë apo 1.7 miliardë euro.Përqindja e fondit limit ndaj atij të fituar ishte 86 për qind. Sipas APP në total në sistemin e prokurimeve u hodhën 6811 procedura me një fond limit 326 miliardë lekë apo 3.2 miliardë euro por një pjesë e mirë e tyre u anuluan rreth 1641 të tilla dhe me...