Temperaturat e larta, përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës! OSSH stakon energjinë në disa zona si masë sigurie

Temperaturat e larta, përfshihet nga zjarri nënstacioni i Ibës! OSSH stakon energjinë në disa zona si masë sigurie

Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga një mot me temperatura të larta, duke arritur sot nivelin e 40 gradë celsius. Regjimi i sforcuar i funksionimit të pajisjeve për shkak kushteve atmosferike ka dhënë efekt në rënien e zjarrit tek transformatori i fuqisë 110/10kv të nënstacionit Ibë, Tiranë. Reagimi i menjëhershëm i brigadave të zjarrëfikëses dhe stafit të drejtorisë së Tensionit të Lartë të OSSH solli shuarjen e shpejtë të zjarrit, duke minimizuar dëmet, ndërsa nuk ka asnjë të dëmtuar nga ana e personelit. Stakimi i nënstacionit Ibë, ndikoji në ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike të zonave Bërzhitë,...