Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Temperaturat e larta, mjeku Allkja: Betonizimi dhe mungesa e gjelbërimit përkeqësojnë efektin e vapës, shmangni oraret…
I ftuar në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto” në Syri TV, mjeku Ilir Allkja ka dhënë disa këshilla të rëndësishme për qytetarët lidhur me temperaturat e larta që kanë përfshirë vendin. Ai theksoi se shqiptarët kanë një prirje për të sfiduar natyrën, duke dalë jashtë edhe në orët më të nxehta të ditës. “Kam parë që edhe në orët 11, 12, 1, 2 të drekës, në qytet ka shumë lëvizje, qoftë këmbësore, qoftë me urbanë që janë plot, por edhe me makina”, tha mjeku. Allkja apeloi për një sjellje më të kujdesshme në përballje me temperaturat ekstreme, duke sugjeruar shmangien...