Temperaturat deri në 43 gradë celsius, si pritet moti sot

Temperaturat deri në 43 gradë celsius, si pritet moti sot

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta kalimtare në relievet malore në verilindje e juglindje. Era me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7- 9 m/s Deti – Valëzimi forcës 1-2 ballë. Temperaturat arrijnë deri në 43 gradë. Top Channel