Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Temperaturat deri në 42 gradë, parashikimi i motit për sot
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme me temperatura që do të shënojnë 42 gradë Celsius në disa qytete, njofton Shërbimi Meteorologjik Ushtarak. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, por pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në verilindje. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, në bregdet dhe lugina hera-herës do të arrijë 7-12 m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-3 ballë.