Temperatura përvëluese në Ballkan: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius…

Temperatura përvëluese në Ballkan: Termometri do të shënojë 40 gradë Celsius…

Vendet e Ballkanit po përballen me një valë të nxehti e cila sipas ekspertëve, pritet të sjellë temperaturë 40 gradë Celsius, që nuk janë fort të zakonta për qershorin. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) ka dalë me disa rekomandime dhe këshilla se si qytetarët të mbrohen nga nxehtësia, duke u kërkuar që të shmangin daljet jashtë dhe të mos kryejnë aktivitete të rënda gjatë periudhës më të nxehtë të ditës. “Gjatë ditës, kur temperaturat janë më të larta jashtë, mbyllni dritaret dhe mbulojini me perde apo materiale që pengojnë rrezet e diellit”, thuhet në një nga rekomandimet...
Burimi: Syri.net