Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperatura ekstreme dhe rrezik për zjarre/ Sot mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, ja çfarë u vendos
Në kushtet kur vendi ndodhet përballë një vale të të nxehtit të pazakontë dhe rritjes së rrezikut nga zjarret në mbarë territorin, u zhvillua sot një mbledhje urgjente e Komitetit të Mbrojtjes Civile, e drejtuar nga ministri Pirro Vengu. Në këtë takim u diskutuan dhe u miratuan masat e posaçme për mobilizimin e trupave dhe forcimin e reagimit ndërinstitucional në nivel kombëtar, me qëllim garantimin e sigurisë së qytetarëve dhe mbrojtjen e mjedisit nga zjarret dhe efektet e të nxehtit ekstrem. “Në kushtet kur parashikohen temperatura të larta përgjatë gjithë javës, dhe ndërkohë që përpjekjet vijojnë në shumë fronte nga...