Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Temperatura deri në 38 gradë Celsius, parashikimi i motit për sot! Ja zonat më të nxehta
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, pa përjashtuar kalime të pakta të vranësirave në relievet malore në orët e mesditës. Temperaturat minimale do të jenë 17 gradë Celsius, ndërsa maksimale 37 gradë. Era do të fryjë me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10 m/s. Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.