Temperatura deri në 38 gradë Celcius, ja kush janë zonat më të nxehta

Temperatura deri në 38 gradë Celcius, ja kush janë zonat më të nxehta

Vendi ynë këtë të hënë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin pa përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet malore në lindje. Temperatura maksimale do të shënojë vlerën 38 gradë Celcius. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 8 m/s, në lugina dhe bregdet hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-16 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës  1-3 ballë.
Burimi: Sot.com.al