Zvicra në kaos para Italisë: vidhen tre kompjuterë të stafit të Yakin
26 Qershor 2024
10:06
Denis Hakanaj
Të shtunën (ora 18:00) Italia do të luajë kundër Zvicrës për të vazhduar në këtë Euro 2024 dhe për të arritur në çerekfinale, ku mund të përballet me Anglinë.
Nuk do të jetë e lehtë kundër kombëtares së Yakin që ndaloi Gjermaninë dhe u rendit e dyta në grupin e saj duke treguar futboll të mirë.
Zvicra nuk ka asgjë për të humbur, edhe nëse një problem i vogël në vendin e grumbullimit mund të komplikojë përgatitjen e ndeshjes kundër Italisë.
Është sigurisht një mendim shtesë që mund të ndikojë në përqendrimin e ekipit para ndeshjes me “Axurrët”: tre kompjuterë u zhdukën në grumbullimin zviceran dhe u vodhën.
Këtë e raporton Bild, duke cituar fjalët e Adrian Arnold të Federatës Zvicerane të Futbollit: “Konfirmoj se nga hoteli ku po qëndrojmë janë vjedhur tre laptopë të punonjësve të Federatës sonë dhe se policia është informuar”.
Një ngjarje që tronditi Zvicrën, edhe nëse kompjuterët nuk përmbanin – me sa duket – të dhëna të ndjeshme:
“Këto nuk janë gjëra për të cilat ne kemi nevojë të menjëhershme për një analizë të saktë. Nëse është një sulm ndaj të dhënave të Zvicrës, ky i është bërë ekipit të gabuar”, shtoi Arnold.
Burimi