Vijon Australian Open/ Sinner, Djokovic, Alcaraz, Gauff e Swiatek avancojnë në raundin e dytë

Vijon Australian Open/ Sinner, Djokovic, Alcaraz, Gauff e Swiatek avancojnë në raundin e dytë

13 Janar 2025

13:26

Telesport

Në Melburn janë zhvilluar sot takimet e radhës së raundit të parë të grand slam të Australian Open. Numri 1 i botës për meshkuj, italiani Jannik Sinner, fitoi 3-0 N.Jarry. fiton me përmbysje edhe serbi Novak Djokovic, që mundi 3-1 N.Basavareddy.
Një biletë për në raundin tjetër siguroi edhe spanjolli Carlos Alcaraz, numri 3 në botë, që mundi 3-0 A.Shevchenko. Surpriza e këtij raundi ishte eliminimi i grekut Stefanos Tsitsipas, që u mund 3-1 nga A.Michelsen i Amerikës.
Te femrat, numri 3 në botë, tenistja amerikane Coco Gauff, mundi 2-0 patrioten e saj S.Kenin. Kualifikohet për në raundin e dytë edhe polakja Iga Switek, numri 2 në botë, që mposhti 2-0 çeken K.Siniakova.
Në raundin tjetër avancojnë edhe Ajla Tomljanovic e Australisë, Jesica Pegula e Amerikës, Belinda Bencic e Zvicrës, Karolina Muchova e Çekisë, Elina Svitolina e Ukrainës, ndërkohë që u eliminuan Azarenka e Ostapenko.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente