Vendimi! Dy “pit stop” të detyrueshëm në garën e Montekarlo për të rritur spektaklin në pistë

Vendimi! Dy “pit stop” të detyrueshëm në garën e Montekarlo për të rritur spektaklin në pistë

24 Shkurt 2025

10:51

Telesport

Federata Ndërkombëtare e Automobilizmit ka vendosur që në garën e Çmimit të Madh të Monaco të këtij viti, që zhvillohet në rrugët e Montekarlo, pilotët të kryejnë nga dy ndalesa. Kjo do të jetë e detyrueshme.
Qëllimi është që të rritet rivaliteti në garë, me pilotët që do të jenë të detyruar të hyjnë dy herë në “pit stop” për të ndërruar gomat. Kjo do të thotë më shumë mundësi për parakalime dhe më shumë emocione.
Kjo nuk është hera e parë që Formula 1 merr të tilla vendime, që kanë si synim rritjen e spektaklit dhe parakalimeve. Edhe pse në Montekarlo ato janë të vështira, duke qenë se garohet në rrugët qytetase.
Në një pistë të tillë shpesh piloti që siguron “pole position” arrin të fitojë edhe garën. Ndaj, kjo masë me dy ndalesa pritet të sjellë më shumë mundësi për pilotët e tjerë, në një pistë në ngushtë e ku aksidentet janë të shpeshta.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente