
Usyk konfirmon fundin e karrierës: Do të zhvilloj edhe dy duele, gati të unifikoj sërish titujt
Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë kategoritë (WBA, WBC, WBO), ka deklaruar se do të zhvillojë edhe dy duele të tjera para se të mbyllë karrierën e tij. Ai ka shprehur dëshirën që të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida e 22 shkurtit mes Daniel Dubois dhe Joseph Parker.
Ukrainasi mundi Tyson Fury për të fituar të katër titujt kryesorë të peshave të rënda në boks majin e kaluar. Ai la të lirë titullin IBF (aktualisht e mban Dubois), ndërkohë që në dhjetor mbrojti tri titujt e tjerë, kur fitoi edhe revanshin ndaj Fury. Britaniku Dubois do të mbrojë titullin IBF kundër Parker më 22 shkurt.
Fituesi i kësaj sfidë mund të boksojë Usyk më vonë këtë vit për kurorën e padiskutueshme të peshave të rënda. “Jam gati të përballem me boksierin që do të fitojë duelin e 22 shkurtit. Joseph Parker apo Daniel Dubois, për mua nuk ka problem”, tha Usyk për “Sky Sports”.
Ukrainasi, në moshën 38-vjeçare, pret të tërhiqet nga boksi në dy vitet e ardhshme dhe ka të ngjarë të luftojë vetëm një herë pas sfidës së radhës. “Unë mendoj se do të jem ende edhe dy vjet, ndoshta një e gjysmë në boks. Unë ndihem mirë vetë. Ndjej se kam dy luftime për t’u përgatitur, jo më shumë. Vetëm dy”, tha Usyk.
Burimi