
Tyson Fury i zhgënjyer: Mendova se e fitova duelin me 3 raunde, kjo është qesharake
22 Dhjetor 2024
1:11
Telesport
Duke shkuar në dhomat e zhveshjes, pasi humbi delin me Oleksandr Usyk, mediat britanike kanë arritur të marrin një deklaratë të shkurtër të Tyson Fury.
“Mendova se e fitova duelin me të paktën 3 raunde më shumë se Usyk. Kjo është qesharake”, ka qenë batuta e vetme e britanikut pas duelit.
Ai që reagoi është promotori i tij Frank ëarren, që tha: “Jam i shtangur. Ata i dhanë fitoren Usyk me 4 raunde. Kam shumë kohë në këtë sport dhe e di që mund të jem i njëanshëm, por një nga gjyqtrarët nuk i ka dhënë asnjë raund Fury që nga i gjashti e deri në fund”.
“Si mund të ndodhë kjo gjë. Eshtë e pamundur. Jam i qetë, nuk po bërtas, por e gjithë kjo gjë e pakuptimtë”, shtoi Warren.
Burimi