Tuttosport zbulon objektivin e parë të Interit në merkato! Ka një klauzolë me drejtim Madridin

Tuttosport zbulon objektivin e parë të Interit në merkato! Ka një klauzolë me drejtim Madridin

7 Mars 2025

18:24

Telesport

Interi e ka vendosur se cili duhet të jetë transferimi i parë i verës. Sipas Tuttosport, synimi është Nico Paz, një nga emrat më të spikatur në kampionatin italian.
Deri tani, argjentinasi numëron 6 gola dhe 5 asiste në 25 ndeshje në Serie A te Como, ku po shkëlqen.
20-vjeçari kaloi në Serie A verën e kaluar, kur vendosi të largohej nga Real Madrid, edhe pse ka një klauzolë rikthimi, e cila me siguri nuk do aktivizohet.
Trajneri Carlo Ancelotti e ka vlerësuar shumë si lojtar, por nuk ka përmendur asnjë detaj mbi planet e klubit. Zikaltrit po e ndjekin dhe brenda pak javësh pritet një ofertë zyrtare prej tyre.
Burimi

Ky lajmë ka
0 Komente